SHBA paralajmëron Rusinë

Raporti i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale  amerikane ka ngjallur kritika dhe debate të shumta.

Bota

20/04/2019 15:29

Sekretari i shtetit Mike Pompeo paralajmëroi Moskën se SHBA do të ndërmarrin veprime të ashpra që do të synojnë paraliziminn e aktivitetit malinj rus. Reagimi vjen pasi anëtarë të inteligjencës deklaruan se ndërhyrja ruse ende vazhdon të kërcënojë shtetin amerikan.

Sipas të dhënave të publikuara në raport, hetimi zbuloi se qeveria ruse besonte se do të përfitonte nëse Trump fitonte presidencën dhe punoi për të siguruar këtë rezultat. Megjithatë, edhe pse të dyja palët ndoqën këtë qëllim të përbashkët, hetuesit nuk arritën në përfundimin se pjestarët e ekipit të fushatës Trump komplotuan apo u koordinuan me qeverinë ruse.

Edhe pse Trump e quajti “lojën të mbaruar” me pretendimin se doli i pastër nga ajo që vazhdimisht e ka quajtur si “gjueti shtrigash”, numri i amerikanëve që e mbështesin presidentin amerikan ra me 3 pikë përqindje duke shkuar në nivelin më të ulët të vitit.

Sondazhi, i kryer të enjten pasdite deri në mëngjesin e së premtes, është sondazhi i parë kombëtar për të matur përgjigjen nga publiku amerikan, pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi raportin prej 448 faqesh të Robert Mueller.

Sipas dokumentit, hetimi nuk tregoi se fushata e Trump ishte koordinuar me rusët, megjithatë, hetuesit gjetën “akte të shumta nga Presidenti që ishin në gjendje të ushtronin ndikim të padrejtë mbi hetimet për zbatimin e ligjit”.