SHBA nuk mendon si Sudetici (Video)

Raporti i gazetarit me prejardhje kroate, Chuck Sudetic, i cili ka kritikuar zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi se ai po i sakrifikon interesat e Republikës së Kosovës për ta shpëtuar veten nga ndjekja e Gjykatës Speciale, është vlerësuar i pabazuar nga disa përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme

23/07/2015 20:43

Eksperti për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer ka kundërshtuar fuqishëm pohimet e tilla kundër Thaçit. Njëjtë ka reaguar edhe kongresisti amerikan, Eliot Engel

Kështu, artikulli i Sudeticit, i botuar në sajtin Politico.eu me titullin, “Huliganët që e udhëheqin Kosovën”, është vlerësuar krejtësisht si i pabazë. /Tribuna Channel

YouTube player