SHBA ndihmon Kosovën e Serbinë në integrim

Sipas Ndihmës Sekretares Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland Amerika është e gatshme t’u ndihmojë Kosovës dhe Serbisë për t’i realizuar qëllimet e tyre për integrim në strukturat evropiane.

Lajme

14/11/2013 09:41

NdihmësSekretarja Amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka thënë se SHBA është e inkurajuar me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe me përparimin e arritur.

“Amerika përkrah këtë proces. Aty edhe më tej është e nevojshme përkrahja jonë e përhershme, në mënyrë që të dy vendet të realizojnë qëllimin vet dhe të integrohen tërësisht në strukturat europiane”, ka deklaruar NdihmësSekretarja Amerikane e Shtetit në tribunën e Këshillit Atlantik në Washington.

Sipas Nuland, vendet e Europës Lindore duhet t’i lënë anash urrejtjet e vjetra dhe të punojnë drejt pajtimit dhe demokracisë për të gjithë.