​SHBA miratoi 400 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, e cila do të përfshijë armë, municione dhe pajisje të mbrojtjes ajrore, tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. “Municioni i artilerisë, raketat e mbrojtjes ajrore dhe mjetet taktike që ne ofrojmë do t’i shërbejnë më së miri Ukrainës…

Bota

23/11/2022 20:02

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, e cila do të përfshijë armë, municione dhe pajisje të mbrojtjes ajrore, tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Municioni i artilerisë, raketat e mbrojtjes ajrore dhe mjetet taktike që ne ofrojmë do t’i shërbejnë më së miri Ukrainës në fushën e betejës,” tha Blinken në një deklaratë.

Presidenti Joe Biden tha se ai pret që ndihma amerikane për Ukrainën të vazhdojë pa ndërprerje, pavarësisht skepticizmit republikan.

Administrata Biden deri më tani ka dhënë 19.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.