SHBA ia tërheq vëmendjen Kosovës dhe Serbisë, të rifillojë sa më shpejt dialogu

Këshilltari i Presidentit të SHBA-ve për Siguri Kombëtare, John Bolton, në takimin e tij me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq tha se SHBA-të e mbështesin dialogun.

Lajme

19/07/2019 09:40

Ai gjithashtu ka thënë se administrata aktuale e SHBA-ve është e vendosur për të mbështetur dialogun e vazhdueshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që është nën kujdesin e Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme të BE-së, përcjell lajmi.net.

Ai u shpreh se është i vendosur për të ngritur atë bashkëpunim në nivel më të lartë sidomos duke pasur parasysh aleancën e të dy vendeve në dy luftëra botërore, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Bolton u pajtua me vlerësimin e ministrit Daçiq rreth nevojës së ngritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë dhe theksoi në mënyrë specifike se përkrah dialogun midis dy vendeve.

Kreu i diplomacisë serbe e përdori takimin për të shprehur vendosmërinë e Serbisë, si garantues i sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Për t’i forcuar më tutje marrëdhëniet Serbi – SHBA, Daçiq shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar hapur ndërmjet vete. /Lajmi.net/