SHBA i kërkoi Serbisë të largojë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, Ahmeti për Edi Ramën: Po shihet se kishte informacione

Ish-kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në vazhdimësi komenton zhvillimet politikë në vend dhe rajon, ka thënë se duke parë kërkesën e sotme SHBA-së që Serbia të largojë forcat në kufi me Kosovën, del që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pasur informacione për forcat serbe në kufi. Këtë Ahmeti e ka thënë duke…

Lajme

29/09/2023 23:33

Ish-kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në vazhdimësi komenton zhvillimet politikë në vend dhe rajon, ka thënë se duke parë kërkesën e sotme SHBA-së që Serbia të largojë forcat në kufi me Kosovën, del që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pasur informacione për forcat serbe në kufi.

Këtë Ahmeti e ka thënë duke ndërlidhur kërkesën e djeshme të Ramës që KFOR-i të vendoset në Veri.

“Nga lajmet e fundit, po shihet se Rama ka pas informata sepse forca ushtarake nga Serbia janë koncentruar në kufi.  ShBA kanë kërkuar nga Serbia që të tërhjek forcat menjëherë ndërsa është e qartë që forcat e NATO do të shtohen”, ka shkruar Ahmeti.