ShBA i jep donacion ShSKUK-së, Hovenier: Një komb i shëndetshëm është një komb i fortë!
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, shprehet i kënaqur që në emër të shtetit të tij dhuroi një skaner të ri CT për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, me mbështetjen e Komandës europiane të SHBA-së. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X, ai thekson se ky skaner…

Lajme
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, shprehet i kënaqur që në emër të shtetit të tij dhuroi një skaner të ri CT për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, me mbështetjen e Komandës europiane të SHBA-së.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X, ai thekson se ky skaner i ri do të përmirësojë kujdesin e ofruar për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe se një komb i shëndetshëm është një komb i fortë!
“Kënaqësi të dhuroj në emër të SHBA-së, një skaner të ri CT për Shërbimin Klinik Spitalor dhe Universitar të Kosovës me mbështetjen e U.S. European Command. Ky skaner i ri do të përmirësojë kujdesin e ofruar për të gjithë qytetarët e Kosovës. Një komb i shëndetshëm është një komb i fortë!