SHBA i del edhe njëherë në krah Kosovës, i dhuron respiratorë dhe pajisje tjera mbrojtëse

SHBA-të i kanë dal edhe njëherë në krah Kosovës në luftën kundër koronavirusit.

Lajme

28/10/2020 12:35

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se SHBA-të kanë dhuruar respiratorë, pajisje termo-skanderë si dhe pajisje tjera për stafin shëndetësor, shkruan lajmi.net.

Zemaj ka thënë se sot ka marrë pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni.

Postimi i plotë i Zemajt:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin shëndetësinë e vendit tonë. Donacioni i radhës janë pajisje mbështetëse për oksigjen dhe plotëson kërkesën e parashtruar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Bashkë me Kolonel, Stephen A. Rose dhe Major, Courtney Olson morëm pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni.

Përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ShBA-ja na ka dhuruar pajisje të ndryshme si respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera.

Kosova është e bekuar me miqësinë e Amerikës.
Ju faleminderit, Kolonel Rose!
Ju faleminderit, Major Olson!. /Lajmi.net/