SHBA hapet për personat e vaksinuar

SHBA-ja po zbut kufizimet në udhëtime shkaku i koronavirusit, duke i rihapur për pasagjerët e Britanisë së Madhe, të BE-së dhe shteteve tjera.

Bota

21/09/2021 14:40

Nga nëntori, udhëtarët e huaj do të lejohen të udhëtojnë në SHBA nëse janë plotësisht të vaksinuar, dhe t’i nënshtrohen testimit apo gjurmimit të kontakteve, raporton BBC.

SHBA-ja ka pasur kufizime strikte në udhëtime që nga viti i kaluar.

Lëvizja është përgjigje ndaj kërkesës së madhe të aleatëve evropianë, dhe nënkupton se familjet që janë ndarë nga kufizimet mund të ribashkohen.

Koordinatori për COVID-19 i Shtëpisë së Bardhë, Jeff Zients, ka njoftuar për rregullat e reja të hënën.

“Më me rëndësi është se të huajt që udhëtojnë në SHBA duhet të jenë plotësisht të vaksinuar”, ka thënë Zients.