ShBA fut në listë të zezë zëvendëspresidentin e Paraguajit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë futur në “listën e zezë” zëvendëspresidentin e Paraguajit, Hugo Velazquez Moreno me akuzën për përfshirje në korrupsion. Velázquez mohoi akuzat për korrupsion, por tha se do të hiqte dorë nga kandidatura e tij presidenciale dhe do t’i paraqiste dorëheqjen Kongresit javën e ardhshme, në mënyrë që të mund të…

Bota

12/08/2022 20:53

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë futur në “listën e zezë” zëvendëspresidentin e Paraguajit, Hugo Velazquez Moreno me akuzën për përfshirje në korrupsion.

Velázquez mohoi akuzat për korrupsion, por tha se do të hiqte dorë nga kandidatura e tij presidenciale dhe do t’i paraqiste dorëheqjen Kongresit javën e ardhshme, në mënyrë që të mund të mbrohej kundër akuzave.

Përfshirja e Velázquez në listën e korrupsionit, e shpallur nga ambasadori i SHBA-së në Paraguaj, Marc Ostfield të premten në mëngjes, tronditi botën politike të Paraguajit jo vetëm për shkak të rolit të Morenos në administratën e presidentit Mario Abdo Benítez, por edhe sepse ai shihet si një pretendent kryesor për t’u bërë president, raportojnë mediat e huaja.