SHBA e përkushtuar për stabilizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Mateu Palmer është takuar sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajme

05/04/2018 15:09

Ata janë pajtuar se normalizimi i marrëdhënieve në mes Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor dhe jo vetëm për procesin e anëtarësimit në BE, por edhe për stabilitetin rajonal, të ardhmen mirëqenien dhe prosperitetin e popujve në rajon.

Vuçiq dhe Palmer po ashtu folën për rëndësinë e miqësisë afatgjatë të Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe angazhimin e dyja vendeve për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e tyre bilaterale, transmeton lajmi.net.

Të dy kanë rënë dakord se tani është një periudhë vendimtare për zhvillimin e ardhshëm të Serbisë, veçanërisht kur është fjala për përpjeket për t’u bërë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian.

Zyrtari i SHBA-së ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë të mbështes përpjekjet e pranimit të Serbisë në BE.

Ai ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për dialogun Beograd-Prishtinë me ndërmjetësimin e BE-së./Lajmi.net/