SHBA e inkurajuar me zgjedhjet në Veri

Ambasada e Amerikës vlerëson mbarëvajtjen e procesit të rivotimit në tri qendrat e votimit në Veri të Mitrovicës.

Lajme

18/11/2013 11:16

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka përshëndetur procesin zgjedhor të rivotimit në Veri të Mitrovicës.

Në një komunikatë për media, ata kanë vlerësuar nivelin e organizimit të tyre si dhe angazhimin e organeve të sigurisë ne vend.

“Ambasada e SHBA’ve është e inkurajuar nga raportet fillestare për dalje të lartë në zgjedhje dhe procedurë të sigurt dhe rregullt të votimit në qendrat votuese në Mitrovicën e Veriut të dielën”.

“Zgjedhjet lokale japin një mundësi të rëndësishme për të ndikuar në vendimet që janë të rëndësishme për qytetarët”.

“Ambasada përcjellë nga afër raportet lidhur me parregullsitë në qendrat votuese dhe pret që të gjitha çështjet të zgjidhen në përputhje më ligjet e Kosovës”.

“Ne përshëndesim përpjekjet e Policisë së Kosovës për të siguruar se të gjithë qytetarët kanë pasur mundësinë të votojnë pa frikë nga dhuna apo frikësimi, dhe e falënderojmë OSBE’në, EULEX’in dhe KFOR’in për kontributin e tyre për suksesin e votimeve të djeshme”.