SHBA: Dorëheqjet, hap pozitiv drejt zgjidhjes së krizës

Ambasada amerikane në Shkup ka komentuar dorëheqjet e zyrtarëve të Qeverisë së Gruevskit, Gordana Jankullovskës, Sasho Mijallkov dhe Mille Janakievski.

Lajme

13/05/2015 21:52

Në reagimin e Ambasadës amerikane thuhet se dorëheqjet janë hap pozitiv drejt zgjidhjes së krizës politike nëpër të cilën po kalon momentalisht shteti maqedonas.

“Dorëheqjet e zyrtarëve të lartë qeveritarë janë hap pozitiv drejt zgjidhjes së krizës momentale politike dhe drejt avancimit të Maqedonisë. Siç kemi thënë edhe ne ditët e kaluara, është me rëndësi që liderët e Maqedonisë të hetojnë abuzimet e  mundshme të autoritetit dhe të ndërmarrin hapa drejt reformimit të institucioneve dhe proceseve demokratike në Maqedoni.  Si mik dhe partner i Maqedonisë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë në këtë proces”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.