SHBA, Britania, Gjermani, Franca e Italia përplasje me Rusinë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Fuqitë Perëndimore, SHBA, Britania, Gjermania, Franca dhe Italia po mbështesin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO edhe gjatë debatit të ashpër që po zhvillohet në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate.

Lajme

09/11/2015 12:30

(E plotësuar)

Eritrea dhe Etiopia mbështesin nocionin për shtyrjen e votimit.

Spanja po ashtu kundërshton anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ky kundërshtim nuk ka ngjallur befasi, e gjithë kjo për shkak të Katalonisë.

Maqedonia mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Kosova duhet të jetë pjesë e UNESCO-s, kanë thënë përfaqësuesit e delegacionit maqedonas

Për Arabinë Saudite anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është më shumë një çështje “kulturore” se sa një çështje politike.

Disa nga shtetet e kanë lëshuar sallën para votimit

Austria, e cila është një partner shumë i rëndësishëm ekonomik si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë mbështet Kosovën për anëtarësimin në UNESCO

________________________________

Ato në fjalimet e tyre janë shprehur kundër shtyrjes së votimit, të kërkuar nga Serbia dhe Rusia, dhe po kërkojnë mbështetje të vendeve anëtare që të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara. /lajmi.net