SHBA bëhet shteti me më së shumti raste me COVID-19 në botë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 13,968 raste të reja me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 82,179.

Bota
Platforma Worldometër radhit të parën në mesin e shteteve për kah shifrat më të larta të të prekurve me COVID-19, nga i cili janë infektuar gjithsej 525 mijë njerëz në mbarë botën, shkruan lajmi.net.
Menjëherë pas SHBA-ve vazhdon të qëndrojë Kina, vendi në të cilin filloi shpërthimi i virusit.
OBSH ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme se Shtetet e Bashkuara mund të jenë vatra tjetër e “nxehtë” e koronavirusit.
Aktualisht, virusi vdekjeprurës ua ka marrë jetën 1,177 amerikanëve. /Lajmi.net/