Shaw tallet me Lukakun, ish-bashkëlojtarin te Man Utd

Luke Shaw u kënaq shumë kur pa Interin e Romelu Lukakut në ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve.

Sport

11/12/2019 13:16

Interi humbi 2-1 në shtëpi me Barcelonën dhe largimi i tyre nga gara më e rëndësishme evropiane do të thotë se ata tani do të hyjnë në fazat e nokautit në Ligën e Evropës.

Ekziston një shans i mëpasshëm që Interi të mund të luajë kundër Manchester United kur do të hidhet shorti për raundin tjetr të hënën në Nyon, transmeton lajmi.net.

Dhe kjo i dha Shaw shumë arsye për të tallur ish-shokun e skuadrës teUnited Lukaku vetëm disa orë pas humbjes së Interit në San Siro.

Ai ka cicëruar një postim të vjetër të Lukakut, ku shihet një foto ku sulmuesi ishte i buzëqeshur dhe një titull ku shkruhej: ”UCL [Liga e Kampionëve]”.

Shaw nuk mund të rezistonte dhe shtoi: ”Mirësevini”. /Lajmi.net/