Shaw: Finalja në “Wembley” do të ishte gjithçka për ne, duam ta arrijmë

Luke Shaw ka folur para ndeshjes me Danimarkën.

Sport

06/07/2021 17:55

Shaw cilësoi arritjen e finales si shumë të rëndësishme për Anglinë duke aluduar se “Tre Luanët” duan ta arrijnë atë me çdo kusht, shkruan lajmi.net.

“Do të ishte gjithçka për ne nëse do të arrinim në finale”, tha ai.

“Po flas në emër të të gjithë skuadrës që në rast të arritjes atje do të ishte dita më e mirë në jetët tona”, shtoi ai.

“Natyrisht, për këtë ne duam të arrijmë aty me çdo kusht”, përfundoi Luke Shaw./Lajmi.net/