Shatrit i duket Thaçi si sulltan

Haki Shatri ka ironizuar me vendimin e Thaçit për rritjen e pagave. Visar Ymeri mendon se Kryeministri nuk po ka kohë të shpjegoj për implikimet buxhetore që mund të ketë kjo rritje. Në Ministrinë e Financave nuk është bërë lista përfundimtare e përfituesve.

Lajme

21/03/2014 07:47

Ish Ministri i Financave, Haki Shatri ka ironizuar për vendimin e Kryeministrit Hashim Thaçi që të rrisë pagat për 25 përqind.

Në një deklarim për “Zëri”, Shatri e ka quajtur Thaçin “Sulltan”, që bën ç’të dojë me “paratë e shtetit”.

“Meqë e kemi “Sulltan” dhe nuk mund të bëjë çka të dojë me para të shtetit, unë e përgëzoj kryeministrin Thaçi për këto rritje edhe pse  mendojë se është dashtë t’i rritë më shumë se kaq”.

“Meqë e kemi zhvilluar ekonomikë, hequr varfërinë, buxhetin e kemi kaq të madh pse mos me rrit paga. Bile është dashtë të i rrisë për 500 euro”, Haki Shatri, raporton “Zëri”.

Edhe Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se Kryeministri Thaçi nuk ka kohë që t’ja shpjegojë opinionit implikimet buxhetore që ka kjo rritje.

“Kryeministri Thaçi është tepër i zënën me faqen e tij në “Facebook” dhe nuk ka kohë t’i shpjegojë opinionit publik ndikimin në Buxhetin e Kosovës”.

Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë deklaruar për “Zëri”, se paratë për rritjen e pagave do të sigurohen nga buxheti. Ata kanë thënë se lista përfundimtare e përfituesve të këtij vendimi nuk është bërë ende.

“Mjetet financiare për mbulimin e rritjes së pagave do të sigurohen nga buxheti i vendit për vitin 2014”.

“Aktualisht është dyke u punuar në regjistrin definitiv për përfituesit të rrritjes së pagave pas vendimit që nga kjo rritje të mos përfitojnë zyrtarët e lartë publik. Si të kryhet ky vlerësim do t’ju informojnë”, kanë thënë zyrtarë ngë Ministria e Financave për “Zëri”.