Shatri shpall 12-ën përfundimtare të Kosovës

Basketbollistet e Kosovës U20 për herë të parë do të marrin pjesë në një ngjarje madhore siç është Kampionati Evropian i Divizionit B. 

Sport

02/08/2019 20:42

Vashat e Kosovës nuk kanë presion, pasi marrin pjesë për herë të parë dhe gjithashtu janë më të reja në moshë se kundërshtaret e tyre. Mosha mesatare në ekipin e Kosovës është rreth 17 vjeç dhe synimi është të fitojnë përvojë, por vashat e Kosovës kërkojnë ndihmën e publikut në Evropianin historik në Prishtinë.

Basketbollistet të premten kanë zhvilluar stërvitjen e fundit, ku përzgjedhësi i Kosovës, Fidan Shatri ka shpallur edhe 12-ën përfundimtare.

Lista

Besjana Martinaj (C) 

Tringa Ukaj

Fjolla Ajeti

Dilleza Dekaj

Astera Tuhina

Agnesa Rrahmani

Mirlinda Daku 

Ervala Shabani 

Yllka Berisha 

Florentina Karavidaj

Ergita Dema 

Melisa Ibrahimi 

Trajner: Fidan Shatri 

Ndihmëstrajner: Ismet Ferati

Ndihmëstrajnere: Gentiana Ismaili /Lajmi.net/