Shatri paralajmëron rebelim, pakënaqësi me listën e veteranëve

Ish-pjesëtarët e UÇK-së që kanë mbetur jashtë listave të verifikimit, kanë paralajmëruar rebelimin e tyre.

Lajme

29/04/2015 08:08

Ata ankohen se Komisioni për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Veteranit, ka shpallur veteranë persona që s’kanë qenë aktivë në UÇK, më mesin e tyre edhe dhëndrin e kreut të PDK-së, Hashim Thaçi.

“Invalidë të luftës janë shpallur ata që kanë qenë invalidë qysh para fillimit të luftës. Për këtë arsye ish-luftëtarët që kanë mbetur jashtë listave kanë paralajmëruar rebelim”.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën “Zëri”, Naser Shatri, ish-komandant i Policisë Ushtarake në kuadër të brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.

Ai madje ka bërë akuza të rënda duke thënë se “për t’u futur në këto lista, janë dhënë para dhe vetura”.

Kështu Shatri ka paralajmëruar rebelim të rreth 70-80 vetëve që kanë qenë pjesëtarë të Policisë Ushtarake në Brigadën “Adrian Krasniqi”.