Sharja skandaloze e Albano Bogdos për Beatrixën, reagojnë personazhet publike
Një deklaratë skandaloze e aktorit shqiptar, Albano Bogdo, ka nxitur reagime të ashpra në rrjete sociale. Ai shau Alban Ramosajn përmes Beatrixës, shkruan lajmi.net. Albano Bogdo ka kaluar në “Vizion Plus” me një emision tij të quajtur “Albano Show”. Në hapje të puntatës së parë ai sqaron se ky është emisioni i tij dhe thotë…

ShowBiz
Një deklaratë skandaloze e aktorit shqiptar, Albano Bogdo, ka nxitur reagime të ashpra në rrjete sociale.
Ai shau Alban Ramosajn përmes Beatrixës, shkruan lajmi.net.
Albano Bogdo ka kaluar në “Vizion Plus” me një emision tij të quajtur “Albano Show”.
Në hapje të puntatës së parë ai sqaron se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë. Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e ofendoi Albanin duke i përmendur motrën, Beatriksën.
@quarantinradio.al Albano e fillon 🔥🔥 #albanobogdo #albanramosaj #humor
Kjo video tashmë është bërë virale gjithandej.
Kjo ka sjellur edhe reagimin e personazheve publike, në mesin e tyre edhe Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta.
“Të them të drejtën humori cinik ai që i bën njerëzit të flasin më pëlqen, humori i zi po ashtu është një mënyrë e mirë për të qeshur me hallet, brengat dhe për të thënë ca të vërteta të mëdha.
Albanon e kam dëgjuar shpesh dhe më pelqen inteligjenca e batutës së tij dhe atëherë kur e tepron. Ai është provokues me ndërgjegje të plote, pra e di shume mirë se çfarë pasoje ka ajo qe
thotë. Mqs ishte premiera e showt te tij ishte i bindur që batuta për Ramosajt do merrte dhenë dhe ai do merrte vëmendjen e dynjaja do mësonin qe ai ka një emision ne Vizion plus.”, ka shkruar Fatma.
Edhe Aulona ka reaguar ashpër
“Ah sa shije të keqe që më la kjo video. Ky nuk është humor, nuk është komedi. Ky është një ofendim shumë i madh ndaj një vajze dhe një djali të cilët publiku i ka njohur dhe i njeh si artista. Të bësh komedi nuk do të thotë të marrësh ca batuta nga ata të huajt që e qajnë komedinë. Komedinë duhet të dish ta bësh duke u përshtatur me mentalitetin e audiencës të cilës i drejtohesh. Ndryshe në një vend si i yni ku femrat vazhdojnë vriten thjesht sepse dashurojnë, komedia shumë shpejt kthehet në tragjedi. Është e pafalshme që një artist të jap mesazhe të tilla, as duke u justifikuar se është humor se vetëm humor nuk është. Ah dhe futeni mirë në kokë. Kur dy të rritur kryejnë me dëshirë marrëdhënie seksuale, vajza *** djalin po aq sa djali vajzën, se na keni hapur barkun me këto mendime neandertali. Dhe po ashtu futeni në kokë se çfarë bën një vajzë me trupin e saj pasi bën 18-vjeç nuk është më përgjegjësi as e vëllait, as e mamit, as e babit dhe as e fisit.”, ka shkruar moderatorja./Lajmi.net/