Shaquille O’Neal me kritika për Durant? “Kur ndërton shtëpi, duhet të jetosh në të”

Shaquille O’Neal duket se ka lëshuar disa kritika për yllin e Brooklyn Nets, Kevin Durant. Durant shpeshherë kritikohet për ndërrimin e skuadrave në momente kritike, ose për ‘lënie në lloç’ thënë më qartë. Pasi linte Oklahoma City Thunder, lojtari tani po synon të lë edhe Brooklyn Nets, në ndjekje të një unaze tjetër. Për O’Neal,…

Sport

03/08/2022 09:51

Shaquille O’Neal duket se ka lëshuar disa kritika për yllin e Brooklyn Nets, Kevin Durant.

Durant shpeshherë kritikohet për ndërrimin e skuadrave në momente kritike, ose për ‘lënie në lloç’ thënë më qartë.

Pasi linte Oklahoma City Thunder, lojtari tani po synon të lë edhe Brooklyn Nets, në ndjekje të një unaze tjetër. Për O’Neal, kjo nuk është në rregull. Lideri duhet t’i përmirësojë gjërat, jo të largohet.

“Kur ndërton një shtëpi, duhet të jetosh në të… Ti, si lider, duhet ta bësh të funksionojë, por duket se nuk dëshiron ta bësh, më duket”, ka thënë O’Neal, transmeton lajmi.net.

“Ai me siguri po provon të gjejë skuadër konkurruese. Është më e lehtë ashtu”, shtoi ikona e NBA.

Durant lidhej me një kalim të mundshëm te Boston Celtics, por edhe me një rikthim te GSW. Deri më tani, asgjë s’ka konkrete. /Lajmi.net/