Shaqirit fillon t’i humb durimi: Dua të luaj, nuk kam ardhur këtu për pushime

"Dua të luaj sepse nuk kam ardhur këtu për pushime"

Sport

14/09/2018 23:13

Xherdan Shaqiri ka dhënë sinjalet e para drejt trajnerit Jurgen Klopp.

Kosovari deklaroi që dëshiron të luajë për “Reds”, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai ka theksuar që nuk ka ardhur te Liverpooli për pushime.

“Natyrisht se dua të luaj sepse nuk kam ardhur këtu për pushime, por që të luaj dhe të ndihmoj skuadrën”, deklaroi Shaqiri.

“Trajneri e di pse më ka marrë. Kam kualitete të luaj dhe të jem pjesë e rëndësishme e këtij ekipi”.

“Na presin shumë ndeshje para dhe mendoj se është momenti”, u shpreh ai. /Lajmi.net/