Shaqiri të startojë ndaj Cityt?
Anësori i skuadrës së Bayernit, Xherdan Shaqirit pritet që të jetë në fushë nga minuta e parë, në ndeshjen e nesërme kundër Manchester Cityt.
Sport
Pep Guardiola, në konferencë për shtyp ka konfirmuar se Franck Ribery, do të mungojë në ndeshjen e nesërme për shkak të lëndimit.
Ky ishte një lajm i mirë për Xherdan Shaqirin, i cili nesër mund të startojë ndeshjen nga minuta e parë, në vend të francezit të lënduar.
Bayerni nuk e ka lejuar shitjen e kosovarit gjatë verës, pasi ai ende konsiderohet si lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Pep Guardiolës.
Për më shumë, Shaqiri ka treguar performanca të mira gjatë stërvitjeve të sotme të skuadrës së tij.