Shaqiri si Januzaj: Nuk do të luaj për Kosovën

Edhe pse në shaka, ylli i Përfaqësueses së Zvicrës, mesfushori Xherdan Shaqiri ka thënë se nuk do të luajë për Kosovën. Deklarata e tij vjen vetëm një ditë pas asaj nga reprezentuesi i ri i Belgjikës, Adnan Januzaj.

Sport

21/05/2014 00:57

Vetëm një ditë pas deklaratës nga reprezentuesi i ri i Belgjikës, Adnan Januzaj se nuk do të luajë për Kosovën edhe pas pranimit të saj në FIFA dhe UEFA, një pohim të ngjashëm e ka bërë edhe ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

Por, anëtari i Bayern Munichut së paku e tha në shaka.

Gjatë një ngjarje komerciale në Bern, Shaqiri u takua me tifozë të shumtë dhe gjatë një interviste për mediet zvicerane, ai tregoi se së fundmi ka vizituar Konsullatën e Kosovës në Bern.

Por, sipas tij, kjo nuk do të thotë se ai do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

“Unë kam qenë disa herë në Bern. Njëherë e kam vizituar Konsullatën e Kosovës. Por, jo, kjo nuk do të thotë se unë do të luajë me Kosovën (buzëqesh)”, u shpreh Shaqiri. Të shpresojmë se nuk e pati seriozisht.