Shaqiri pritet të startojë në takimin e sotëm

Sipas mediave italiane, Xherdan Shaqiri pritet të jetë në fushë sot nga minuta e parë në takimin kundër Palermos në kuadër të Serie A.

Sport

08/02/2015 10:05

Interi zhvillon sonte një takim shumë të rëndësishëm në shtëpi, atë kundër skuadrës së Palermos.

Dhe, sipas raportit të bërë nga mediat italiane, mësojmë se Xherdan Shaqiri do të jetë në fushë në këtë takim nga minuta e parë.

Ai pritet të startojë në mesfushë bashkë me Kovacicin, Kuzmanovicin dhe Brozovicin, teksa në sulm pritet të jenë Icardi dhe Palacio.