Shaqiri prezantohet nesër

Inter ka njoftuar se Xherdan Shaqiri do të prezantohet si futbollist i ri i Interit, gjatë një konference për shtyp të mërkurën, në ora 13:00, në Appiano Gentile.

Sport

13/01/2015 16:16

Xherdan Shaqiri do të prezantohet si futbollist i ri i Interit, gjatë një konference për shtyp të mërkurën, në ora 13:00, në Appiano Gentile, ka njoftuar klubi nga Giuseppe Meazza.

Ish futbollisti i Bayern Munichut gjatë javës së shkuar kompletoi transferimin në Inter, në formë huazimi me blerje të obliguar në fund të sezonit.

Ai u ftua për ndeshjen kundër Genoas të dielën në kuadër të Serie A, mirëpo trajneri Roberto Mancini nuk e inkuadroi fare në lojë me arsyetimin se ylli kosovar nuk e ka ende ritmin e duhur.