Shaqiri: Premier Liga, më e mira në botë

Xherdan Shaqiri ka thënë se po e ndjen se ka ardhur në ligën më të fortë në botë.

Sport

28/09/2015 16:00

Shaqiri nuk është penduar që e ka zgjedhur Stoke Cityn, pasi edhe përkundër faktit që nuk është skuadër me emër si Inter e Bayern, ka ambicie për të ardhmen.

“Është e vërtetë se Stoke ende nuk ka të njëjtin lloj të reputacionit ndërkombëtar si Bayern dhe Inter. Klubi po ndjek objektivat ambicioze”, ka thënë Shaqa.

“Futbolli në Itali ishte i orientur shumë taktikisht. Edhe pse unë kam luajtur vetëm pak ndeshje në Premier Ligë deri më tani, unë ndihem se kam ardhur në ligën më të mirë në botë”.

Momentalisht lojtari është i lënduar, ndërsa akoma nuk është konfirmuar koha e mungesës së tij.