Shaqiri poston foto në Instagram, ylli i Kosovës i lë një koment epik

Skuadra e Liverpoolit është në Marbella të Spanjës, aty ku po përgatiten intensivisht për finalen e Ligës së Kampionëve që luhet më 1 qershor ndaj Tottenham.

Sport

22/05/2019 14:22

Për shkak të temperaturave konstante të nxehta, Jurgen Klopp vendosi që stërvitjen para finales t’i mbanin në gadishullin iberik.

Ylli zvicerian i kësaj skuadre, Xherdan Shaqiri postoi sot një foto nga stërvitja, por ajo çka e bën edhe më të veçantë është komenti i prurjes më të rë të Kosovës, Florent Hadërgjonajt, shkruan lajmi.net.

“Ekip fitues”, ka shkruar Shaqiri në përshkrimin e fotos, aty ku shihet me bashkëlojtarët e tij, Dejan Lovren, Divock Origi, Trent Alexander-Arnold, Simon Mignolet e Jordan Henderson.

“Kurrë mos ia ndal ushtrimeve të këmbës”, ka shkruar në gjuhën angleze Hadërgjonaj, duke e komentuar pamjen e Shaqirit, ku këmbët e tij duken si gjithnjë tejet të zhvilluara dhe muskuloze.

Kujtojmë se Shaqiri dhe Hadërgjonajt kanë luajtur së bashku te moshat e Zvicrës. /Lajmi.net/