Shaqiri, përforcim i madh
Trajneri i ekipit të rinjve të Interit, Stefano Vecchi lavdëron dy blerjet më të reja të klubit, Xherdan Shaqiri dhe Lukas Podolski.

Sport
Trajneri i ekipit të rinjve të Interit, Stefano Vecchi ka lavdëruar dy blerjet më të reja të klubit, Xherdan Shaqiri dhe Lukas Podolski.
“Janë përforcime të cilat e bëjnë Interin protagonist në treg, pavarësisht vështirësive, sepse duhet të përkujdesemi për Fair-Playn Financiar, dhe këto dy blerje janë shumë të rëndësishme në atë kuptim”, deklaroi Vecchi për “SportItalia”.
“Janë dy futbollistë që e përforcojnë organikën, duke pasur parasysh se me karakteristika të tilla, Mancini nuk e kishte askënd në dispozicion”, përfundoi ai.