Shaqiri nuk largohet nga Bayerni

Xherdan Shaqiri i ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të mundshëm nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere. Ditëve të fundit flitej se mesfushori kosovar mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Allianz Arena, pasi nuk po gjen hapësira në ekipin e Pep Guardiolas. Gjithashtu, flitej se interesim për përfaqësuesin zviceran kishin shprehur,…

Sport

23/03/2014 18:30

Xherdan Shaqiri i ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të mundshëm nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere.

Ditëve të fundit flitej se mesfushori kosovar mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Allianz Arena, pasi nuk po gjen hapësira në ekipin e Pep Guardiolas.

Gjithashtu, flitej se interesim për përfaqësuesin zviceran kishin shprehur, Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Interi.

Megjithatë, pas ndeshjes me Mainzin, të cilën gjiganti bavarez e fitoi 2:0, 22 vjeçari kjartësoi gjithçka rreth së ardhmes së tij.

“Nuk e kam thënë kurrë se dua të largohem. Unë ndihem mjaft mirë dhe rehat në Munich, kështu që nuk po mendoj të shkoj nga këtu”, u shpreh futbollisti kosovar për mediat gjermane.

Ditë më parë, vëllai dhe këshilltari i Xherdanit, Erdini, kishte paralajmëruar se ish futbollisti i Baselit mund ta lë Allianz Arenan pas disa muajsh, nëse i arrin ndonjë ofertë e mirë.

“Ky është opinioni i vëllait tim, por është ndryshuar paksa deklarata e tij, ajo çka ka thënë”, vijoi Shaqiri, i cili gjithashtu i la dyert e hapura.

“Natyrisht, nëse arrin ndonjë klub i madh, duhet ta shikosh atë ofertë. Këtë e bën çdo lojtar”, përfundoi futbollisti gjilanas.