Shaqiri në Top 10 përforcimet e janarit

Mesfushori Xherdan Shaqiri është përzgjedhur si një prej top 10 përforcimeve më të mira të realizuara gjatë afatit kalimtar të janarit, nga portali “Goal”.

Sport

03/02/2015 10:37

Transferimi i Xherdan Shaqirit nga Bayern Munich në Inter, është përzgjedhur në mesin e top 10 lëvizjeve më të mira të afatit kalimtar të janarit, nga portali “Goal”.

Ylli kosovar u largua nga Allianz Arena duke iu bashkuar Nerazzurrëve në transferim me vlerë prej 15 milionë euro.

Dhe, kjo marrëveshje është konsideruar si një prej më të mirave në muajin që lamë pas.

Top 10

Gabriel Paulista nga Villareal në Arsenal

Manolo Gabbiadini nga Sampdoria në Napoli

Martin Odegaard nga Stromsgodset në Real Madrid

Lucas Silva nga Cruzeiro në Real Madrid

Victor Valdes, i lirë në Manchester United

Andrej Kramaric nga Rijeka në Leicester City

Juan Cuadrado nga Fiorentina në Chelsea

Fernando Torres nga Milani në Atletico Madrid

Andre Schurrle nga Chelsea në Wolfsburg

Xherdan Shaqiri nga Bayern Munich në Inter