Shaqiri, në shënjestër të Manchester Unitedit

Xherdan Shaqiri mund të ndahet me Bayern Munichun gjatë verës. Sipas mediave britanike, e ardhmja e mesfushorit kosovar mund të jetë e lidhur me futbollin anglez. Edhe pse deklaroi se është i lumdur në Allianz Arena, 22 vjeçari nuk është i kënaqur me minutazhin që i ofrohet nga trajneri Pep Guardiola, kështu që duket se…

Sport

31/03/2014 08:30

Xherdan Shaqiri mund të ndahet me Bayern Munichun gjatë verës. Sipas mediave britanike, e ardhmja e mesfushorit kosovar mund të jetë e lidhur me futbollin anglez.

Edhe pse deklaroi se është i lumdur në Allianz Arena, 22 vjeçari nuk është i kënaqur me minutazhin që i ofrohet nga trajneri Pep Guardiola, kështu që duket se ka vendosur të largohet.

Për përfaqësuesin zviceran, klubet e interesuara nuk mungojnë. Deri sot përmendej më së shumti Liverpooli, por Reds tash do ta kenë një konkurrent të fortë për ‘Xhuxhin’.

Gjithnjë sipas mediave britanike, Manchester United e ka vënë në shënjestër futbollistin gjilanas dhe nëse ai pranon të shkojë në Old Trafford, do të bëhej shqiptari i dytë i ‘Djajve të Kuq’, pas Adnan Januzajt.

Shaqiri ka thënë se, nëse arrin ndonjë ofertë prej ndonjë top klubi, do ta shqyrtojë. Mbetet të shihet gjatë verës se çka në të vërtet do të vendos ish futbollisti i Baselit.