Shaqiri në pozitën e pestë

Xherdan Shaqiri ka përfunduar në pozitën e pestë të përforcimeve më të mira gjatë afatit kalimtar të janarit, nga lexuesit e portalit “Goal.com”.

Sport

04/02/2015 18:03

Transferimi i Xherdan Shaqirit nga Bayern Munich në Inter ka zënë pozitën e pestë në renditjen e top 10 përforcimeve të afatit kalimtar të janarit, sipas lexuesve të portalit “Goal.com”.

Ylli kosovar u largua nga gjiganti bavarez duke nënshkruar për Nerazzurrët.

Dhe, lëvizja e tij është vlerësuar si e qëlluar, pasi në Giuseppe Meazza do të ketë më tepër hapësirë për lojë. Në pozitën e tretë është votuar transferimi i sulmuesit Wilfried Bony nga Swansea në Manchester City.

I dyti ishte rikthimi i Fernando Torresit në Atletico Madrid. Kurse, në pozitën e parë është votuar blerja e re e Chelseas nga Fiorentina, Juan Cuadrado.