Shaqiri, në ekipin ideal të Botërorit nga FIFA
Xherdan Shaqiri është përfshirë në ekipin ideal të fazës së grupeve të Botërorit, të publikuar nga FIFA.

Sport
Xherdan Shaqiri ka bërë ‘bum’ në Brazil. Tregolëshi ndaj Hondurasit e ka ngritur në qiell mesfushorin kosovar, i cili po e përfaqëson Zvicrën në Botëror.
Ylli i Zvicrës gjendet në ekipin ideal të fazës së grupeve, të publikuar nga FIFA. 22 vjeçari e ka marrë notën 9.59, nga 10, sa ishte maksimumi.
Çuditërisht, në ekipin ideal të FIFA-s nuk i shohim Lionel Messin, Thomas Mullerin dhe Neymarin, që kanë shkëlqyer me përfaqësueset e tyre deri në këtë periudhë.