Shaqiri ndezi ‘luftën’ Guardiola-Ribery?

Gazetat gjermane kanë filluar të raportojnë se Xherdan Shaqiri ka qenë shkaku kryesor që Pep Guardiola dhe Franck Ribery kanë pasur një zënkë gjatë ditës së sotme në stërvitje.

Sport

12/09/2014 23:36

Besohet se Pep Guardiola i ka thënë Riberys të luajë në një pozitë tjetër,  ndërsa në vendin e tij të luajë Xherdan Shaqiri.

Kjo si duket e ka irrituar shumë francezin, i cili nuk ka hezituar fare që të fillojë fjalosjen me trajnerin e tij.

Pas disa minutave fjalosje, Ribery dhe Guardiola kanë arritur një marrëveshje duke bërë që stërvitja të zhvillohet në sistem normal.

Shaqiri është duke u kërkuar nga Liverpooli dhe Juventusit, të cilët janë të gatshëm të bëjnë ofertë për shërbimet e tij gjatë janarit.