Shaqiri mund të ribashkohet me Xhakën

Xherdan Shaqiri mund të ribashkohet me Granit Xhakën. Dy ish yjet e Baselit ka mundësi të bëhen sërish bashkëlojtarë. Mesfushori i Bayern Munichut spekulohet se do të largohet nga Allianz Arena në përfundim të këtij sezoni. Shaqiri ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Liverpoolin, Interin, Romën e Juventusin. Mirëpo, sipas Sportmediaset,…

Sport

02/04/2014 08:20

Xherdan Shaqiri mund të ribashkohet me Granit Xhakën.

Dy ish yjet e Baselit ka mundësi të bëhen sërish bashkëlojtarë. Mesfushori i Bayern Munichut spekulohet se do të largohet nga Allianz Arena në përfundim të këtij sezoni.

Shaqiri ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Liverpoolin, Interin, Romën e Juventusin.

Mirëpo, sipas Sportmediaset, reprezentuesi zviceran kërkohet edhe nga rivali i Bundesligës, Borussia Monchengladbach, skuadra e Xhakës. Shaqiri dhe Xhaka janë bashkëlojtarë në Përfaqësuesen e Zvicrës dhe janë futbollistë që e njohin shumë mirë njëri tjetrin pasi për një kohë të gjatë ishin së bashku në Basel, periudhë gjatë së cilës u shndërruan në shtylla të skuadrës zvicerane.