Shaqiri: Mund të kualifikohemi
Xherdan Shaqiri mendon se Zvicrës i nevojitet më shumë se kurrë fitorja ndaj Hondurasit, për t’u kualifikuar në të tetën e finales së Botërorit.

Sport
Xherdan Shaqiri është duke u përgatitur për ndeshjen e rëndësishme që do ta ketë Zvicra ndaj Hondurasit, e cila do të vendos nëse ekipi i Ottmar Hitzfeldit do të shkojë në të tetën e finales së Botërorit apo jo.
Helvetikët e kanë fituar një ndeshje, ndaj Ekuadorit, ndërsa e kanë humbur një tjetër, nga Franca, prandaj kanë nevojë për tri pikë ndaj Hondurasit.
“Jemi në skuadër që dëshiron të reagojë, pas humbjes nga Franca. E kemi një objektiv të madh, të tetën e finales dhe mund ta arrijmë. Kemi nevojë të demonstrojmë karakter. Duhet të ndryshojmë dhe ta shfaqim një lojë të mirë kundër Hondurasit”, deklaroi Shaqiri.