Shaqiri menjëherë në histori të Premier Leagues

9:58 | 12 Gusht 2015

Shaqiri

Xherdan Shaqiri dje edhe zyrtarisht kompletoi transferimin te skuadra e Stoke Cityt nga Inter.

Mesfushori me pasaportë zvicërane u bë transferi më i shtrenjtë në historinë e klubit anglez.

Xherdani është lojtari i parë i cili ka realizuan hat-trick në Kampionatin Botëror dhe luan në Premier League.

Ai do ta mbaj numrin 22 në fanelë te skuadra e tij e re dhe pritet të debutoj në Britania Stadium ndaj WBA më 29 gusht.