Shaqiri me shokë mbërrijnë në Tiranë

Përfaqësuesja e Zvicrës zbriti në aeroportin Nënë Tereza bashkë me koloninë e lojtarëve shqiptarë që militojnë në radhët e ekipit të Otmar Hitzfeld. Lideri i Grupit E kërkon vetëm edhe një pikë për të siguruar kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 në Brazil dhe objektivi për ta është i qartë. Por përveç përqendrimit që zviceranët…

Sport

09/10/2013 20:56

Përfaqësuesja e Zvicrës zbriti në aeroportin Nënë Tereza bashkë me koloninë e lojtarëve shqiptarë që militojnë në radhët e ekipit të Otmar Hitzfeld.

Lideri i Grupit E kërkon vetëm edhe një pikë për të siguruar kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 në Brazil dhe objektivi për ta është i qartë. Por përveç përqendrimit që zviceranët kanë tek ndeshja e së premtes, disa prej tyre, pikërisht ata që janë përfolur për zgjedhjen e tyre, e ndiejnë peshën e vendit të origjinës.

Pritja në aeroport ka qenë shumë e ngrohtë, ndërsa dëshira për të bërë foto me yjet shqiptarë të Zvicrës nuk i kanë rezistuar as policët e aeroportit Nënë Tereza.

Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi e Pajtim Kasami janë pjesë e ekipit të Zvicrës që do të sfidojë Shqipërinë të premten.