lajmi.net

Shaqiri mbetet në Bayern

Xherdan Shaqiri u ka dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm, duke konfirmuar se do të mbetet në Bayern Munich.

Sport

31/08/2014 13:33

Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere. Mesfushori kosovar ka konfirmuar se do të qëndrojë në Allianz Arena, së paku edhe sezonin e ardhshëm, duke i hedhur poshtë spekulimet për një largim të tij të mundshëm.

“Do të doja të largohem nga Bayerni për ta pasur mundësinë që të luaj më shumë. Mirëpo, klubi ka dashur që unë të qëndroj këtu. Prandaj, do të vazhdoj ta bëj më të mirën këtu”, deklaroi përfaqësuesi zviceran.

Shaqiri mbetet në Bayern

Xherdan Shaqiri nuk e ka ndërmend të largohet nga Bayern Munichu. Mesfushori kosovar i ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të mundshëm nga Allianz Arena.

Sport

07/05/2014 14:41

Xherdan Shaqiri dhe Bayern Munichu pritet ta vazhdojnë bashkëpunimin. Mesfushori kosovar i ka larguar zërat që e shohin larg gjigantit bavarez.

Sipas magazinës zvicerane, Blick, 22 vjeçari ka vendosur të qëndrojë në Allianz Arena së paku edhe një vit.

Gjatë muajve të fundit flitet shpesh për një largim të mundshëm të përfaqësuesit zviceran, për të cilin interesim ka shprehur sidomos Liverpooli.

Por, ish futbollisti i Baselit ndihet mirë në Gjermani dhe nuk sheh arsye se përse të largohet nga gjiganti bavarez.

LM