Shaqiri, lojtari i ndeshjes

Xherdan Shaqiri ishte lojtari i ndeshjes, në fitoren e Zvicrës 2:1 ndaj Ekuadorit. Kështu ka vendosur FIFA, e cila e ka vlerësuar mesfushorin kosovar për paraqitjen e tij.

Sport

15/06/2014 21:57

Xherdan Shaqiri nuk asistoi e as nuk shënoi ndaj Ekuadorit, por e bëri një paraqitje pozitive, në fitoren 2:1 ndaj Ekuadorit.

Për këtë, paraqitja e mesfushorit kosovar është vlerësuar lartë, sa që FIFA, përmes uebfaqes së vetë zyrtare, ka njoftuar se 22 vjeçari ishte lojtari i ndeshjes.

Golat për Zvicrën i shënuan Mehmedi dhe Seferovic, ndërsa për Ekuadorin realizoi Valencia.