Shaqiri kundër Kuzmanovicit (Foto)

Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri u ballafaqua me mesfushorin serb, Zdravko Kuzmanovic, në stërvitje. 

Sport

13/01/2015 18:35

Xherdan Shaqiri po bëhet gati për debutimin e tij me Interin.

Përforcimi i ri i Nerazzurrëve u ftua për ndeshjen kundër Genoas të dielën, por nuk u inkuadrua në lojë.

Andaj, ai mund të bëjë paraqitjen e parë për ekipin italian në fundjavë përball Empolit.

Ndërsa, në stërvitje ai është maksimalisht i angazhuar, ndërsa sot i ra të ketë duel edhe me mesfushorin serb Zdravko Kuzmanovic.

Kurse, mysafir në stërvitjen e Interit ishte edhe ish kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol.