Shaqiri kërcënon Wolfsburgun
Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri ka kërcënuar Wolfsburgun duke thënë se skuadra italiane dëshiron të vazhdojë përpara në rrugëtimin e saj në Europa League.

Sport
Xherdan Shaqiri rikthehet në Gjermani, por kësaj radhe si kundërshtar.
Ish mesfushori i Bayern Munichut, përforcim i ri i Interit është i gatshëm për duelin me Wolfsburgun në Europa League, të enjten.
“Personalisht, kujtimet e mija në këtë stadium janë të mira, me Bayernin kam fituar këtu”, deklaroi ai në konferencë për shtyp.
“Wolfsburg është i kompletuar, është duke luajtur mirë dhe shpeshherë fiton. Na presin dy ndeshje të komplikuara. Por, ne duam të arrijmë rezultat pozitiv, njësoj sikurse kundër Celticut, dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë”, u shpreh ai.