lajmi.net

Shaqiri kërcënon Anglinë

Xherdan Shaqiri është shprehur shumë optimist, para ndeshjes të cilën kombëtarja e Zvicrës e zhvillon kundër Anglisë.

Sport

05/09/2014 21:31

Zvicra gjatë ditës së hënë do ta pret në shtëpi kombëtaren e Anglisë, për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese të Euro 2016 në kuadër të Grupit F.

“Anglia kësaj radhe ka një gjeneratë me lojtarë të rinjë, të cilët janë bashkë për një kohë të shkurtër”.

“Anglia natyrisht që në këtë takim do të kërkojë fitore, mirëpo të njëjtën gjë jemi duke e kërkuar edhe ne.  Asgjë tjetër përpos fitores”, kanë qenë fjalët e Shaqirit të thëna para këtij takimi.

Shaqiri pritet të jetë startues në këtë takim, në krahë me shumë shqiptarë tjerë që luajnë me kombëtaren e Zvicrës.

Shaqiri kërcënon Anglinë

Xherdan Shaqiri s’ka frikë. Mesfushori i Përfaqësueses zviceran ka paralajmëruar Anglinë se kërkon pikë të plota në ballafaqimin e tyre në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

Sport

05/09/2014 14:13

Xherdan Shaqiri i ka dërguar një mesazh të qartë Kombëtares angleze: Zvicra kërkon tri pikë.

Skuadra helvetike do të ndeshet me Anglinë të hënën mbrëma në duelin e parë të Grupit E në fushatën kualifikuese për Euro 2016. Dhe, Shaqiri synon një nisje të mbarë.

“I duam tri pikët”, deklaroi Shaqiri gjatë një bisede me të përditshmen zvicerane “Blick”.

Ai po ashtu komentoi spekulimet e muajve të shkuar që e afruan drejt largimit nga Bayern Munich.

“Nga fillimi klubi më njoftoi se nuk do të më lejonin që të shkojë. Unë nga ana ime gjithashtu ju kam bërë të çartë se kam nevojë për paraqitje më të shpeshta”, u shpreh ai.

LM