Shaqiri i uritur për tituj
Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë i uritur për tituj. Ylli kosovar të martën mbrëma festoi titullin e ri të kampionit në Bundesligë. Mirëpo, ai ka insistuar se synon të shijojë suksese të tjera me Bayern Munichun. “Kjo është një ndjenjë shumë e bukur. Unë jam shumë krenar për titullin e pestë. Këtë nuk mund të…
Sport
Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë i uritur për tituj. Ylli kosovar të martën mbrëma festoi titullin e ri të kampionit në Bundesligë.
Mirëpo, ai ka insistuar se synon të shijojë suksese të tjera me Bayern Munichun. “Kjo është një ndjenjë shumë e bukur. Unë jam shumë krenar për titullin e pestë. Këtë nuk mund të përjetojnë çdo lojtar”, ka deklaruar Shaqiri në një intervistë për Blick.
“Kjo është sigurisht një objektiv i madh për ne dhe klubin. Unë besoj se kemi potencial për ta të fituar edhe një herë shumë tituj dhe gjithashtu për të mbrojtur tre titujt”, ka theksuar ai. Pavarësisht se ka minutazh të kufizuar, ish mesfushori i Baselit thotë se është i lumtur në Allianz Arena.
“Unë gjithmonë kam thënë se unë ndihem shumë rehat në Munich . Nëse ju nuk do të luani vazhdimisht, kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Por kjo i takon futbollit dhe unë duhet ta pranoj atë”.
“Unë kurrë nuk jam ai që bëjë probleme të mëdha, por ai që gjithmonë lufton. Në stërvitje dhe ndeshje unë dua të tregoj vetën. Por, nuk është e lehtë në qoftë se ju nuk luani”, shtoi ai.
Shaqiri ka fituar 13 tituj në karrierën e tij të deritashme.