Shaqiri i përgjigjet kritikave të Effenbergut: Ti nuk ke asnjë punë

Xherdan Shaqiri i është përgjigjur kritikave të Stefan Effenbergut duke thënë se ky i fundit nuk ka ndonjë punë.

Sport

13/08/2015 22:52

Shaqiri ka thënë se Effenberg nuk ka ndonjë punë dhe për këtë arsye mund të flas.

“Ai nuk ka asnjë punë për momentin, kështu që ai mund të flasë – ai është njeri i lirë”.

“Çdo kush mund të flas kush është i lirë. Sidoqoftë, unë nuk dua të komentoj për këtë gjë”.

“Unë do të fokusohem në punën time – Unë jam i lumtur që jam këtu dhe menzi pres të luaj. Kjo është puna ime. Nuk është puna ime të komentoj në atë që thonë njerëzit”, përfundoi Shaqiri.

Të kujtojmë, se ditë më parë, Effenberg kritikoi kalimin e Shaqirit te Stoke City duke thënë se ky transferim është bërë vetëm për para.