Shaqiri i ka shënuar Argjentinës

Zvicra është duke u përgatitur për duelin me Argjentinën, të vlefshëm për kualifikim në çerekfinale të Kampionatit botëror. Kurse, Xherdan Shaqiri në të kaluarën i ka shënuar gol gjigantit nga Amerika e Jugut.

Sport

01/07/2014 01:46

Xherdan Shaqiri do të ketë motivim shtesë në ballafaqimin mes Zvicrës dhe Argjentinës të martën, në kërkim të kualifikimit në çerekfinale të Kampionatit botëror.

Mesfushori kosovar është veçuar nga argjentinasit si futbollisti më i rrezikshëm i skuadrës helvetike e sidomos për faktin se në duelin e fundit në kuadër të Grupit E, realizoi het-trik në fitoren 3:0 ndaj Hondurasit.

Por, Shaqiri ka njoftuar argjentinasit për aftësitë e tij duke shënuar ndaj tyre në miqësoren e vitit 2012, ndonëse Zvicra pësoi humbje me rezultat 3:1.

Shaqiri realizoi duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1:1, por në fund fituesin e përcaktoi het-triku i Lionel Messit.