“Shaqiri i aftë, por Klopp nuk i beson”

Situata e Xherdan Shaqirit tek Liverpool nuk është më e mira e karrierës së tij.

Sport

19/10/2019 18:47

Ylli me prejardhje nga Kosova nuk është pjesë e planeve të Jurgen Klopp, përkundër faktit se pëlqehet nga tifozët, por edhe punon shumë për pozitën e tij.

Shaqiri refuzoi grumbullimin me kombëtaren helvetike që t’i përkushtohej punës që të fitonte një vend në formacionin e ‘Reds’, por nuk arriti ta bënte një gjë të tillë.

Ish anëtari i Liverpool, Peter Crouch, ka thënë se Shaqiri është i aftë, por Klopp nuk i beson atij.

“Nuk jam i befasuar që Liverpool e transferoi pasi ai është nga lojtarët më të talentuar me të cilët kam luajtur” ka thënë fillimisht  Crouch, transmeton lajmi.net.

“Ai mund ta bëjë diferencën. Nëse Klopp nuk i beson dikujt 100%, ai nuk do ta luajë atë” ka thënë tutje anglezi.

Shaqiri nuk pritet të jetë në pozitën e titullarit as në ndeshjen që ‘Reds’ e luajnë këtë fundjavë kundër Manchester United. /Lajmi.net/