Shaqiri “godet” Interin

Xherdan Shaqiri i është kundërpërgjigjur vendimit të Interit për shitjen e tij duke refuzuar të gjitha ofertat e deritashme për transferimin e tij.

Merkato

11/07/2015 13:36

Xherdan Shaqiri rrezikon të përplaset me Interin.

Kjo për faktin se klubi milanez ka vendosur ta shesë gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, ylli kosovar pas Stoke Cityt ka refuzuar edhe mundësinë e transferimit në Schalke, ka bërë të ditur portali “Calciomercato.com”.

Pikërisht “bllokimi” i Shaqirit ka ngecur negociatat e “Nerazzurrëve” për transferimin e mesfushorit të Wolfsburgut, Ivan Perisic.